U perfol per nje lidhje me moderatoren, por pas ribashkimit te saj me Donaldin, Atdhe Xharavina habit me deklaraten per Bora Zemanin!

Në bujën mediatike të ‘’serialit’’ Bora Donald shpesh përfshihej edhe Atdhe Xheravina.

Gjatë kohës që çifti ishin të ndarë u fol se prezantuesja ka nisur romancë me ish-konkurrentin e njohur dhe ishte ky i fundit që shpesh bënte lajm me deklaratat dhe ngacmimet e tij.

Por tani që u zyrtarizua bashkimi mes Borës dhe Donaldit duket se Atdheu i ka dhënë fund përfshirjes së tij në këtë mes.

I ftuar në D-Night në Rtv Ora, gjatë intervistës u ndal në një pjesë shumë të rëndësishme, thashethemet rreth tij dhe disa vajzave të showbizit, mes tyre dhe Bora Zemani.

I pyetur nëse me Borën do kalonte një darkë miqësore apo pasionante, Atdheu tha se nuk e tërheq moderatorja dhe do donte të mos fliste më për të.

“Nuk më tërheq dhe në fakt nuk e kam me qejf më të flas në intervista në lidhje me Borën.”

Deklarata e Atdheut na ngjason me ate fabulen e njohur: “Dhelpra kur nuk e kapi dot rrushin tha nuk e dua”.