U përfol për lidhjen me biznesmenin e njohur Ron Koka, Kiara sqaron të vërtetën

Një ndër lajmet e mediave online që iu tregua Kiarës gjatë spektaklit të shkuar në BBV, ishte edhe ai i një romance me biznesmenin e njohur Ron Koka.

Pas hyrjes në garë, moderatorja u përfol për një lidhje të shkuar me biznesmenin, e cila u mohua publikisht nga ky i fundit.

Tashmë ishte rradha e Kiarës të fliste për këto fjalë që kanë qarkulluar për një kohë të gjatë në media.

Gjatë një bisede me vajzat e shtëpisë, Kiara ka shpjeguar sa ata kanë dalë thjesht në një takim së bashku dhe gjithçka ka përfunduar aty. Gjithë pjesa tjetër sipas saj është shtuar nga vetë Roni, i cili ka qenë pjesë e rrethit miqësor të moderatores.