Prej disa javësh në rrjet po përflitet se vëndin e Bora Zemanit si prezantuese të “Përputhen” do t’a zërë Efi Dhedhes.
Përsa i përket kësaj, reagoi Bora Zemani gjatë eventit për 25 vjetorin e “Top Albania Radio.
“Nuk e di, ndoshta sezonin tjetër. Unë do isha shumë e lumtur që Efi të bënte ndoshta Për’puthen, ndoshta diçka tjetër në Top Channel se është një nga vajzat e mia të preferuara”, tregoi Bora.
Mirëpo mes “rrëmujës” se kush do të moderojë “Përputhen”, së fundmi është shtuar një tjetër emër. Bëhet fjalë për banoren aktuale të “Big Brother VIP”, Kiara Titon.
Dyshimet lindën gjatë ditës së sotme brenda reality show-t, ku “Vëllai i madh” i kërkoi pikërisht Kiarës të luajë rolin si moderatore e “Përputhen”, i cili do të realizohet në shtëpi.
Kaq mjaftoi që në rrjet të ngrihen aludimet se nga shtatori, Kiarën do ta shohim nën moderimin e emisionit të dashurisë.
Kiara është shprehur shpesh se dëshiron të moderojë një emision në “Top Channel”.