Bora Zemani u rikthye mbrëmë në ekran me spektaklin “Dancing with the Stars”.
Nisja qe spektakolare meqë edhe vetë Bora si prezantuese u bë pjesë e performancës në kërcim.
Kjo pjesë mori vëmendje të madhe por paralelisht edhe u komentua në rrjet sa i përket një ngjashmërie të mundshme me një performancë të Luana Vjollcës, në “Shiko kush luan”.
Sigurisht, kësaj të fundit nuk i ka ikur pa një thumb ky moment.
Ajo ka shpërndarë në story të saj (postim te cilin e fshiu tashme por teper vone) një fragment të shkëputur nga fansat të kërcimit. Postimi kishte një mesazh të drejtpërdrejtë për Borën, te cilen e ka akuzuar me stil per kopje.
“Po e lë këtu meqë mund t’iu duket e parë. Luana, askush nuk e bën dot si ty dhe ky është fakt i madh” – thuhet në postimin e shpërndarë nga vetë prezantuesja.
https://www.instagram.com/p/CjctAecsrt-/?utm_source=ig_embed&ig_rid=55ad2395-4247-4b62-8c35-8fe4f172398a
Vjollca kujtojmë se shumë shpejt, kthehet në ekran, këtë herë në Klan, pasi ndau rrugët 15 vjeçare me Top Channel, shtatorin e vitit të kaluar.
Projekti që do e rikthejë titullohet “Zemërluana” dhe është përfolur shumë nëse do jetë program dashurie apo spektakël si “Shiko kush luan”