Debati i djeshëm i dy opinionistëve Arbër dhe Zhaklin ndaj Efit ka marrë një vëmendje të madhe në rrjet.
Të shumtë kanë qenë reagimet në lidhje me këtë situatë, ku pjesa më e madhe i kanë dalë në mbrojtje Efit, duke përmendur këtu moderatoren e Top Channel, Fatma Haxhialiu.
Mirëpo një reagim ka ardhur pak më parë dhe nga opinionisti i njohur, Arjan Konomi.
Teksa i kundërvihet dyshes Zhaklin-Arbër, Konomi i ka cilësuar ndër të tjera si “pseudo opinionistë anonimë” që as CV nuk kanë.
“15 vite më parë. Opinionisti zgjidhej në bazë të një përvojë profesionale në media dhe jo rastësisht. Po opinionistët që shohim sot ekraneve televizive nga vijnë? Çfarë kanë bërë në media? Cila është CV e tyre? Çfarë eksperience të mëparshme kanë? Si mund të lihen programe me audiencë rekord në dorën e pseudo-opinionistëve anonimë? Impakti i madh publik kërkon tepër profesionalizëm…sa keq që ndodh e kundërta!!!”
Megjithatë pak minuta pas publikimit, Arjani vendosi ta ndryshojë shkrimin e mësipërm në: “15 vjet më parë !!! Përvoja profesionale në media të bën opinionist ! Sa keq u ndjeva me atë çfarë pashë dje!”
https://www.instagram.com/reel/CpiGn0mgsQ7/?utm_source=ig_embed&ig_rid=971e4d81-099b-46c7-9da3-cb1f09ecea15
