Mbrëmja e djeshme ka qenë shumë interesante në “Big Brother VIP Albania”. Djemtë u maskuan si vajza dhe dhuruan një spektakël të vërtetë plot humor, batuta, ironi dhe sjellje gazmore.
Loja vijoi me pyetje-përgjigje që banorët i bënë njëri-tjetrit. Semi u pyet se cilin prej të afërmve të saj do të donte të takonte brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”
Ajo zgjodhi të thoshte babin e saj të cilin nuk e ka takuar prej tri vitesh gjithashtu edhe Bojken Lakon, ish-bashkëshortin e saj. “Babi se kam 3 vite pa e parë dhe Bojkeni, pse jo!”- tha shkurt Semi.