Bebe Rexha po feston me njohësin më të mirë të maihuanës , Snoop Dogg, për këngën e tyre më të re “Satellite”.
Rexha tregoi se ishte shumë e emocionuar për këtë. Kur erdhi koha për të xhiruar klipin, Snoop u shfaq në disa sekonda duke tymosur marihuanë bashkë me të.
Snoop i thotë Rexhës se duhet të provojë marijuanën e tij dhe ajo i përgjigjet: “Tani në setin e videove? Unë do të dukem e pirë në video.”Ai tha, ‘Vetëm provoje’ dhe unë thashë, ‘Në rregull’,”– tha ajo.
Por edhe pse shumica e ndjekësve të saj ishin të emocionuar, njëri prej tyre nuk ishte.
“Babai im më thirri dhe më tha: “Çfarë po bën? Pse po pi duhan në internet? A je e çmendur?”, tha ajo. “Unë thashë: “Babi, është Snoop Dogg. Nëse pi duhan me dikë, ai duhet të jetë Snoop Dogg.”
“Satellite” do të shfaqet në albumin e ardhshëm të Bebe , i cili do të publikohet javën e ardhshme dhe Snoop nuk është ikona e vetme e paraqitur në projekt.