U nxeh loja! Vivien dhe Andi nisin “dashuriçkat” e para në “BBVK” (VIDEO)

Ka pak ditë që ka nisur Big Brother Vip Kosova dhe tashmë banorët kanë filluar të ambientohen me njëri-tjetrin.

Disa edhe kanë krijuar afrimitet dhe dita e sotme nisi me puthje e përqafime.

Bëhet fjalë për Vivien dhe Andi, dyshen që vijnë nga emisione dashurie në të kaluarën.

Ka qenë Vivien që mëngjesin e sotëm e ka nisur duke puthur fillimisht në shpinë Andin, për të vazhduar më pas me puthje dhe përqafime nga të dy.

https://www.instagram.com/reel/Cl8TI8IoP-p/?igshid=YmMyMTA2M2Y=

Kujtojmë se dyshja hynë së bashku në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova” dhe qysh në fillim u vunë re ngacmimet e vogla mes tyre.