Pak kohë më parë Kiara dhe Luizi patën një debat të ashpër për shkak se ky i fundit nuk e la të fitonte lojën e dhënë nga ‘Vëllai i madh’ për mos t’i folur asnjërit prej djemve në shtëpi.
Veprimin e tij Luizi e justifikoi duke thënë se fitorja e vajzave mund të sillte një disavantazh për djemtë në lidhje me nominimet, mirëpo Tani ishte një prej banorëve të rrezikuar pasi nuk kishte imunitet.
Ndaj, ai ia prishi lojën Kiarës për të shpëtuar Tanin nga një eleminim i mundshëm.
Por kjo gjë nuk u prit aspak mirë nga Kiara dhe pak ditë më pas ajo mori hak, kur në dhomën e rrëfimit nominoi pikërisht Tanin.
Edhe pse mbrëmjen e djeshme Tani doli me dëshirë nga gara, sërish dha një përgjigje për nominimin nga ana e Kiarës teksa u pyet në panelin e “Big Brother VIP Fan Club”.
Aktori tha se nuk i ka bërë fare përshtypje veprimi i Kiarës, tek shtoi se nuk i ka mbetur hatri.
https://www.instagram.com/reel/CpaSTK8Dx52/?igshid=YmMyMTA2M2Y=
Kujtojmë se gjatë debatit të çiftit pak ditë më parë, Kiara iu drejtua Luizit me fjalët:
“Ti mendoje për Tanin dhe nuk mendoje për të dashurën tënde që e kishe future në cep aty. Më thua mua egoiste, kur je egoist vetë. Më fute aty edhe të thoja “stop”, ti po kënaqeshe aty se po fitoje në lojë. Nuk më respektove një herë, tu prish loja ty se iu dha një avantazh vajzave. Të janë errur sytë edhe vetëm lojën mendon”.