Videoja e blogeres Dea Mishel Hoxha, ku tentoi te bente nje shaka per femijet jetim eshte bere virale dhe komentuar kudo neper rrjet.
Kjo solli edhe reagimin e shume mediave online dhe personazheve te njohur, mirepo nje reagim pritej edhe nga Dalina Buzi.
Kujtojme se fillmisht Dea eshte bere e njohur nga seriali “Hostel by Anabel”, ku producente ekzekutive ishte Dalina.
Pas shume kerkesave nga publiku, Dalina beri nje reagim te gjate ne faqen e Anabel, ku mesa u kuptua i doli ne mbrojtje Deas.
Ajo u shpreh se i “humori i zi” do te preke dhe “ofendoje” gjithmone dike, por duhet te marresh parasysh mire pasojat qe vijne kur e ben publike para nje publiku te gjere.
“Ne rastin e videos qe qarkullon. Ate video po e shmangia per arsye te historise sone me personazhin ne fjale dhe sdoja te dukej sikur po e personalizoja. Por ju na e keni cuar aq shume, saqe thashe ok? Ju nuk po na e coni neve sepse cfare kemi patur, por sepse jemi nje media te cilen ju e besoni per opinione.
Une jam pro humorit te zi. Cdo lloj humori. Nuk mund te besh humor duke menduar se do te lendosh dike. Dikush gjithmone do te lendohet, thote my favorite Ricky Gervais. Luis CK, nje tjeter gjeni humori bente humor me pedofilat dhe sa shume i donin ata femijet. Humori i zi do nje nivel inteligjence shume te larte dhe nje bagazh te madh, por do edhe terrenin e caktuar. Nese ti je comedian, humori i zi eshte pjese e rutines tende dhe ti mirekuptohesh sepse e ke ndertuar karrieren rreth humorit. Nese ti nuk je comedian dhe nuk je identifikuar asnjehere si comedian (pra krijues, jo aktor qe reciton skenarin komik), atehere duhet te marresh parasysh qe nese humorin e zi e ben publik, te mos kuptohesh dhe keqkuptohesh.
Thene kjo: Te flasim pak se cfare eshte humori i zi i suksesshem. Fillimisht duhet qe kur te prekesh nje teme delikate, te gjesh dicka qe rezonon shume e vertete te njerezit dhe i jep njeriut nje tjeter kendveshtri mbi ceshtjen. Le te themi: Dritaret e burgut dhe dritaret e psikiatrise. Kane dicka te perbashket? Hekurat. Mbi kete mund te ndertosh nje batute/skec. Natyrisht do merzitesh njerez qe kane te burgosur familjare apo te tjere qe kane te aferm me probleme te shendetit mendor. Por ama ke nje kendveshtrim ndryshe.
Vazhdojme: Ne ate rast humori deshtoi. Pse? Sepse e para: Kur femijeve u kerkohet te vizatojne nje shtepi, vizatojne nje shtepi me cati. Une keshtu kam vizatuar gjithe femijerine time, keshtu shoqet e mia dhe te gjitha jetonim ne pallate. Une vizatoja bar e oborr dhe oborri im ishte trotuari i Myslym Shyrit. Pra nuk eshte se kjo batute te jep nje kendveshtrim te ri, ne fakt te thote “Edukohu me mire per ceshrjen!” E dyta: Femijet pa prinder jo domsodoshmerisht jane pa shtepi. Pra eshte mungese informimi. Ka femije qe kane prinder gjalle e kthehen ne shtepi here pas here. Sic ka edhe institucione (Fshati SOS qe eshte i bukur me cati).
Nejse se meqe bej vete humor,/ sme pelqen te dissect shume. E TRETA ME E RENDESISHMJA: DELIVERY. KUSH E PERCJELL KETE HUMOR NE PUBLIK? SA HUMBLE DHE I BESUESUEM ESHTE TIA LEJOJE VETES TE BEJ HUMOR ME FEMIJET? SI E PERCJELL? NE CFORME? NESE
PERSONAZHI KA 100,000 ndjekes, patjeter qe duhet te marre parasysh se ku do te shkoje me kete humor? Ka b*le ta mbaje dhe te vazhdoje ta beje? Do te identifikohet si dark comedian? Une them OK beje, por ki parasysh qe kur do audience per humorin tend (ho thjesht robt e shpise), te marresh persiper rrezikun qe edhe ta humbesh (vazhdon)
Thene kjo, une mbeshtes dhe do te mbeshtes gjithmone kedo qe do te rrezikoje me humor! Le te beje humor dhe me tema delikate se jemi futur ne nje cancel culture te neveritshme. Over sensitive gjithandej. Gjithmone do merzitet nje i semure, nje i shendoshe, nje i bardhe, nje i zi, nje i dobet, nje goce, nje cun. Gjithmone dikush do merzitet. Humori ne vetvete eshte edukimi me i larte dhe e verteta me e madhe. Por si cdo fushe tjeter, do b*le, por me shume do bagazh dhe karakter. Dhe kur ngacmon tema delikate si “femijet pa prinder”, ku ke ndjeshmerine 100% te popullesise duhet ta masesh mire b*then qe ajo cfare thua 1. Te sjell nje te vertete te madhe dhe 2. Te acaroje por te te coje ne nje forme te re edukimi. Nese ska asnje nga keto, OK mos e bej me.
Gjithsesi njerezit gabojne dhe skemi pse i hedhim ne turren e druve. Padyshim kur zgjedh te gabosh ne rrjete sociale me qindra mijera njerez, shkalla e denimit do jete me e rende sesa kur ja thua shoqes ne telefon:) Secili mban pergjegjesi per gojen e vet, sic une kam thene dhe e kam ngrene here pas here.
Dalina”