Puntata e dites se djeshme te emisionit Për’puthen, ishte vetem me debate te forta dhe me tone te larta gjate gjjthe kohes dhe kjo per shkak te nje perplasje mes Mikeles dhe Jurgenit.
Ky i fundit po paragjykonte Mikelen per afrimitetin, sipas tij te tepert, qe ajo tregoi ne takimin e saj te pare me Argjendin, dhe se ai nuk do te donte te vazhdonte njohjen me nje vajze pasi sheh nje afrimitet te atille qe ne takimin e pare.
Nga ana tjeter, Mikela u shpreh se u soll ashtu sic ajo e ndjeu, kishte pelqim per Argjendin dhe nuk kishte pse te stepej per asgje.
Gjate debatit mes tyre, edhe vajzat e tjera ishin ne anen e Mikeles, pasi djemte kurrsesi nuk kane te drejte te paragjykojne se si nje vajze e ndjen te sillet ne takimin e pare.
Per kete reagoi edhe moderatorja Aulona Musta, e cila duket se eshte nje ndjekese e rregullt e emisionit.
Me ane te nje postimi ne InstaStory-n e saj, ajo i quajti kategorine e djemve ne “Për’puthen” si meshkuj mesatar shqiptar, qe u ndryshon vetem fytyra, por mendjen e kane te njejte.
Gjithashtu, ajo vuri ne pah faktin se mashkulli, qe ne kete rast ishte Argjendi, nuk u kryqezua aspak per kete afrimitet “te tepert” me Mikelen, por kjo ndodhi vetem me vajzen, pasi “fundja burre eshte!”- perfundoi Aulona.