E ftuara e mbremjes se djeshme ne “Top Arena”, ne “Kendin e Antoneles” ishte ish konkurentja tjeter, Ola Zenelaj, ku si gjithmone u gjend para pyetjeve te Antoneles.
Nuk kishte si t’i shpetonte pyetjeve ne lidhje me Muratin ku ajo konfirmoi ndarjen e tyre, qe mesa duket eshte shkaktuar nga nje postim i Oles ne rrjetet sociale.
Ola u shpreh se Murati pati nje qefmbetje per shkak te atij postimi, dhe se thjesht ka imagjuar gjera te paqena, duke sjelle keshtu fundin e marredhenies se tyre.
Ajo gjithashtu konfirmoi se edhe me Jasminen nuk flet, por arsyen nuk na i beri te ditur.
Persa i perket planeve per t ardhmen, Ola tregoi se tashme eshte ne hapat e para te nisjes se nje linje rrobash, ku mesa duket ajo do i dizenjoje vete, pasi diznjanin e ka nje pasion te sajin.