Për shumë gjatë është përfolur për fëmijërinë e ish-konkurrentes, Ana Lleshi. Shumë shpesh janë nxjerrë edhe spekulime të ndryshme.
Ishte Ana ajo, që së fundmi për një intervistë në “Why Not” me Roza Latit ka rrëfyer fëmijërinë e saj.
Ajo tregon se në moshën 3-vjecare ishte ndarë nga nëna e saj biologjike por të dyja janë ribashkuar tani vitet e fundit.
“Është një temë që është delikate për mua dhe nuk kam sesi të mos jem e ndjeshme, e kam njohur vitet e fundit, jetoj me të prej dy vjetësh edhe jam shumë e lumtur që e kam njohur, që ajo më njeh mua dhe lumturohet që jam pjesë e saj. Prej ditës parë që e kam parë e kam kuptuar se është nëna ime prej ngjashmërisë që kam me të. Janë ndarë që kur kam qenë shumë e vogël me babanë tim të ndjerë, kam qenë diku 3-vjeçe. Mundohem që ta rikuperojë kohën e humbur për motive dhe arsye të tjerëve”, u shpreh ajo.
/Prive.al