Dyshja e njohur, Neda dhe Ogren Balluku jane nje nder ciftet me te njohur per publikun e kjo per arsye se lidhja e tyre u be brenda nje reality show si ai i “Big Brother” vite me pare, romance e cila vazhdon sot e kesaj dite.
Ndryshe nga Ogreni, i cili eshte mjaft i rezervuar persa i perket jetes se perditshme, Neda eshte mjaft aktive ne rrjetet sociale ku shpesh ndan momente me ndjekesit.
Se fundmi, ajo ndau me ndjekesit nje shqetesim per nje situate qe i ndodhi ne daljen e fundit me partnerin e saj.
Neda vuri ne pah pabarazine gjinore qe ka shoqeria jone, tek sqaroi situaten e saj.
‘Më ndodh njëqind përqind të herëve që kur dal për një darkë, për një gotë apo për një aperitiv me bashkëshortin tim, porosia ime që mund të jetë alkolike dhe e tij jo, do t’i shërbehet atij dhe jo mua.
U mendova gjatë para se ta bëja këtë postim dhe sigurisht dua të shkruaj që alkoli krijon varësi dhe dëmton rëndë shëndetin e duhet konsumuar në mënyrë të përgjegjshme; por përse kamarierët/et e Tiranës supozojnë se alkoli është i burrit dhe jo i gruas?
Përse kaq e vështirë është që porositë të mos shërbehen në bazë të stereotipizimit gjinor që “femrat nuk pinë alkol se s’janë burra”?
Jo s’jam burrë. Po, birra është e imja! A mund të pyesni ju lutem se e kujt është porosia? Dhe të mos më duhet përherë të bëj ndërrimin e vendeve, të merrem me ironitë e përhershme të tavolinës dhe të normalizoni faktin që dhe ne gratë konsumojmë alkol? Dhe na shijon. Dhe megjithatë kemi probabilitet më të ulët për t’u ngjitur në timon apo për të shkaktuar aksidente.’