Zarfi i kuq në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka shkaktuar disa herë trazira mes banorëve.
Deri tani Deas, Kiarës dhe Oltës u është dhënë mundësia dhe avantazhi të nxjerrin tre banorë të tjerë në nominim me anë të këtij zarfi.
Duket se këtë mundësi e ka kërkuar me ngulm edhe Luizi.
Gjatë ditës së sotme këngëtari i është drejtuar produksionit duke i thënë se mezi është duke e pritur t’i japin edhe atij një avantazh të tillë, pasi nuk ka për t’u menduar aspak për tre emrat që do të thotë.
“Një herë e dua zarfin e kuq. Një herë, u thava po nuk po më vjen, po u lutem në gjunjë prandaj nuk ma japin. Nuk ka nevojë Arbana fare të më thotë a do të mendohesh. E shky zarfin, s’ka nevojë me e hap me thikë, e çaj. Po më thotë dërgo 4 në nominim. Nuk ma bëjnë të thjeshtë.”