Mbrëmjen e djeshme, Bledi Mane kërkoi të largohet vullnetarisht nga shtëpia e BBV, në mënyrë që çifti Kiara-Luiz të vazhdojnë garën.
Bledi e arsyetoi vendimin e tij se Kiara ishte më shumë e rezikuar për t’u eleminuar.
Sot, disa orë pas daljes nga BBV, Bledi ka bërë reagimin e tij të parë publik.
“FALEMINDERIT, gjithkujt pa përjashtim që nga përkrahësi më i zjarrtë e deri te kritiku më i thekur në rrugëtimin tim të shkurtër por mbresëlënës në Big Brother Vip Albania!”