Këngëtarja Tina Turner ka bërë një postim prekës në rrjetet sociale pas vdekjes së parakohshme të djalit të saj.
Ronnie Turner, 62 vjeç, u gjet jashtë shtëpisë së tij në Los Angeles me vështirësi në frymëmarrje.
Përpjekjet e fqinjëve për ta shpëtuar dështuan dhe ai u shpall i vdekur në vendngjarje.
Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur dhe mbetet e paqartë nëse vdekja e tij lidhej me diagnozën e mëparshme të kancerit.
Këngëtarja 83-vjeçare postoi një foto bardh e zi në Instagram duke shkruar: “Ronnie, u largove nga kjo botë shumë shpejt. Me trishtim mbyll sytë dhe mendoj për ty, biri im i dashur.’