U la e vdekur ne deren e spitalit nga dy djem. Zbulohet identiteti i 18 vjecares

Nje tragjedi e ndodhur diten e djeshme ka tronditur qytetin e Ferizaj ne Kosove, ku nje 18 vjecare e quajtur Marigona Osmani ka humbur jeten dhe eshte dorezuar ne spital nga dy persona dyshues.

Pasi derguan vajzen ne spital, dy personat u larguan menjehere nga vendi i ngjarjes, mirepo me ane te kamerave dhe bashkëpunimit me qytetaret deshmitare te ngjarjes, eshte arritur te behen te ditur.

I dyshuari kryesor është Dardan Krivaqa, 1992, nga Ferizaj i njohur për policinë dhe Arbër Sejdiu 1989 shtetas i Suedisë me banim ne Zvicër.

I dyshuari ka bashkëjetuar me viktimën që dy muaj por Policia sipas familjarëve ka arritur të arrestoj Arbër Sejdiun.

Krivaqa dyshohet të jetë përdorues i narkotikëve. Ndërsa e ndjera Osmani siç mëson IndeksOnline në trup kishte shenja të dhunës.

I dyshuari kryesor nuk është arrestuar ende.