U kryqëzua për deklaratën e fëmijëve jetim, Dea shpërthen në lot brenda shtëpisë së BBV (Video)

Përpara se të bëhej pjesë e “Big Brother VIP”, Dea Mishel u përfol dhe komentua masivisht nëpër rrjetet sociale për shkak të një videoje që postoi.

Duke tentuar të bënte atë çka quhet ‘humor i zi’, duke qeshur Dea pyeti ndjekësit se çfarë vizatojnë fëmijët jetim kur u kërkohet të vizatojnë një shtëpi.

Kjo solli zemërim të madh tek publiku i cili e kryqëzoi Dean për ditë me rradhë edhe pse ajo kërkoi falje publikisht.

Tashmë Dea ka dashur që këtë temë ta sqarojë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, ku teksa kërkoi sërish falje, u shpreh se gjëja e fundit që ka për qëllim, është të bëjë dikë të ndihet keq.