U kapën “matt” bashkë, por Megi Pojani habit me veprimin ndaj Endri Çekiçit

Edhe pse nuk e kanë pranuar asnjëherë zyrtarisht lidhjen e tyre, Megi Pojani dhe Endri Çekiçi konsiderohen si çift.

Thashethemet e shumta u vulosën pasi Megi u pa në ndeshjen mes Gallatasarajit dhe Koniaspor, ku Çekiçi shënoi një supergol.

Festimi i golit ishte me një puthje dhe dedikim drejt tribunës ku ndodhej Megi dhe futbollistin i cili më pas takoi shokët e skuadrës.

Ditën e sotme futbollisti feston ditëlindjen e tij dhe ne sy e vesh tek reagimi i Megit.

Por moderatorja të paktën jo deri tani, nuk ka postuar asgjë që mund të lidhet me ditën e veçantë të Endrit.

Në një intervistë së fundmi Megi u ngacmua në lidhje me lajmet që qarkullojnë në lidhje me të dhe futbollistin.

Ndonëse si gjithmonë refuzoi të përgjigjej duke thënë: “Nuk ka asgjë për të thënë, asgjë për të ndarë, nuk e di se çfarë thashethemesh qarkullojnë vërdallë kështu që nuk mund të flas.”