Nje nga konkurrentet i cili spikati qysh ne puntaten e pare te ketij edicioni te trete te Për’puthen” eshte djaloshi 18 vjecar, Juli Cela.
Kjo per shkak te karakterit te tij shperthyes ne pothuaj cdo situate te ndodhur ne skene dhe perplasjet e shumta me konkurrentet e tjere, por edhe per shprehjen qe ai kishte vendosur te prezantohej ne puntaten e pare.
“Me pelqejne aq shume femrat, sa po te isha femer, do te isha lezbike”- ishte shprehja e tij e cila shkaktoi komente te shumta nga nje pjese e madhe e publikut, gjithashtu dhe ofendime ne lidhje me orientimin e tij seksual.
E ne lidhje me kete, ka qene faqja “Vipat e Bllokut”, e cila ka postuar dy fotografi ku ka bere nje krahasim mes bios se Instagramit te Julit dhe nje djalit tjeter te quajtur Enea Bitri.
“Njerez qe qendrojne” eshte thenia qe te dy djemte e kane te shenuar ne bio, e shoqeruar me nje zemer ngjyre blu, duke ngritur keshtu dyshimet per nje lidhje te mundshme mes djemve.
Nuk vonoi shume dhe per kete ceshtje reagoi vete Juli me nje postim ne InstaStory, ku shpjegoi se persa i perket shkrimit ne Bio, ai thjesht ja ka marre personit ne fjale sepse i ka pelqyer si shprehje.
Juli gjithashtu shtoi se me Enean jane vetem shok dhe i vjen keq qe njerezit e fusin ne telashe te tilla, pasi ai ka jeten e vet dhe per me teper eshte ne nje lidhje.