U “kap mat” me nje vajze bjonde ne nje lokal nate! Reagon per here te pare Atdheu.

Prej disa ditësh po përflitet se ish konkurrenti i Për’puthen, Atdhe Xharavina është në një lidhje të re. Aludimet nisën pasi ai u kap “mat” me një vajze bjonde dhe fotot e tyre bënë menjëherë xhiron në rrjet.

Por ditën e sotme, teksa ishte në një lidhje “Skype” me emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, Xheravina u shpreh se është ende beqar. Sipas tij, vajza në fjalë është një punëtore në klubin e tij.

Vazhdoj të jem single. Vajza punon aty dhe po flisnim për punën. Janë kapur fotot ashtu sikur jemi puthur. Është marrëdhënie pune, erdhi më pyeti për disa tavolina”, sqaron Atdheu.