Pak muaj më parë, Atdhe Xharavina me anë të disa postimeve në InstaStory, la të kuptohej se i kishte dhënë fund miqësisë me Andi Artanin.
Ai shkroi se u kishte “hequr vizën disa personave që e quanin vëlla dhe ia punonin pas krahëve”.
Mirëpo, nga ana tjetër, Andi nuk reagoi për një kohë të gjatë për këtë zënkë me Atdheun, ndërsa ditën e sotme ai vendosi t’a sqaronte një herë e mirë.
Teksa ishte i ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live”, Andi tha se përsa i përket Atdheut, ka qenë një debat shumë pa lidhje dhe që nuk flasin më bashkë.
“Me Atdheun ka qenë një debat shumë pa lidhje dhe është gjynah se kemi ngrënë bashkë, kemi pirë bashkë. Atdheu ka një raport shumë, shumë të mirë me vëllezërit e mi, sidomos të madhin. Ai e di që është gabim, me më thënë më fal, unë e fal. Kam kaluar shumë bukur me të dhe i jam mirënjohës”, tha Andi.