Edhe pse kanë kaluar plot 40 vite qëkur Princi Charles dhe Princeshë Diana i thanë “Po” njëri-tjetrit, akoma ka mbetur një copë torte e mbështjellë me një letër ushqimore.
Copa e tortës martesore të Princit Charles dhe Princeshës Diana ka dalë në shitje pas katër dekadash për 500 paund. Feta prej 800 gramësh është ruajtur në një enë të posaçme për torta për katër dekada.
Ajo ishte dasma e parë mbretërore e transmetuar në mbarë botën dhe që u ndoq nga 750 milion shikues, përveç 600 mijë të tjerëve që ishin jashtë Katedrales së Shën Palit në Londër për të parë nusen dhe dhëndrin.