Dua Lipa dhe Trevor Noah ishin në qendër të vëmendjes së fundmi teksa u fotografuan së bashku në një darkë romantike në “Miss Lily” në East Village, New York. Fotot e këngëtares dhe komedianit bashkë u bënë virale, ndërsa një burim i brendshëm i tha “Page Six” se darka ishte në një vend të zgjedhur posacërisht nga Noah.
Burimi zbuloi se artistes shqiptare i kishte bërë mjaft përshtypje vendi dhe mënyra se si Trevor ishte sjellë në atë që ishte padyshim një “takim romantik”. GJithsesi ata nuk janë ende cift dhe thjesht gjenden në fazat fillestare të njohjes, edhe pse u panë duke u përqafuar, me komedianin që i dhuroi edhe një puthje këngëtares.
Po ashtu burimi u shpreh se Noah ishte “një zotëri” gjatë gjithë takimit dhe se të dy shkuan në shtëpi vec nga njëri-tjetri, por padyshim që ka interes në të dyja anët për ta vazhduar njohjen e ndoshta historinë.
Ndërkohë Trevor së fundmi ka njoftuar se do të largohet pas 7 vitesh nga “The Daily Show”, ndërsa lidhja e tij e fundit ishte me Minka Kelly, 42 vjec, me të cilën u nda në majin e këtij viti. Ndërsa sic e dini historia e fundit e Dua-s ishte me Anwar Hadid, me të cilin pati një lidhje gati 2-vjecare.