Diten e djeshme “Joq Albania” publikoi nje video te Alketa Vejsiut tek shihej te fliste ne telefon ndersa ndodhej ne makine.
Ne postim shkruhej se moderatorja ishte futur kundravajtje duke bllokuar rrugen nderkohe qe perdorte edhe telefonin.
Nga media ne fjale ishte shtuar gjithashtu ne postim shkrimi:
“Kujtojme nderkohe se bashkeshorti i Vejsiut eshte ndertues dhe ka marre nje sere lejesh ndwrtimi nga Erion Veliaj per kompanine e tij ORION SH.P.K. Me sa duket duke patur “shoke” te tille, Alketa mendon se eshte mbi ligjin.”
Mirepo, nuk vonoi shume dhe nje reagim publik erdhi nga ana e Alketes.
Me ane te nje pyetesori ne InstaStory, ajo u shpreh se ai ishte thjesht nje titull abuziv per disa klikime dhe per te politizuar figuren e saj.
Me tej ajo shtoi se makina nuk ishte ne levizje, por ishte duke pritur te lirohej nje vend parkimi, gje qe nuk perbente problem as per perdorimin e telefonit.