Ylli i rrjeteve sociale Hasbulla i është përgjigjur akuzave se ka abuzuar me macen e tij në një video të postuar në internet.
Videoja origjinale e influencer-it rus tani është hequr, por ajo është shpërndarë gjerësisht në internet dhe ka marrë shumë kritika.
Në klip, Hasbulla mund të shihet duke i tërhequr njërin nga veshët maces së tij dhe më pas duke e goditur atë në kokë.
Why is @Hasbulla_NFT doing this to his cat? pic.twitter.com/u9BebjRGsq
— Sam (@SamDaKilla1) March 28, 2023
Shikuesit e quajtën videon “të neveritshme”, disa thanë se do bënin denoncime për keqtrajtime kafshësh dhe të tjerë u shprehën se “donin ta shpëtonin macen”.
Në përgjigjen e tij ndaj kritikave ndaj tij, Hasbulla pohoi në një video se “macja ishte sjellë keq” dhe ai “i kishte tërhequr butësisht veshin”.
“E di që njerëzit presin të bëj diçka gabim që të më sulmojnë, por [macja] po sillej keq dhe unë i tërhoqa veshin dhe kaq. E dua macen time më shumë se sa mund ta doni ju.”
Hasbulla shtoi më tej se nëse “nuk do ta donte macen”, “nuk do ta mbante në shtëpi”.
“Kafsha më e bukur është macja,” shtoi ai. “Dhe kur ajo nuk u bind, unë e qortova pak. Ju po më sulmoni për asgjë.”
Teksa video e tij ku shpjegonte situatën tërhoqi vëmendjen, Hasbulla shfrytëzoi rastin edhe për të promovuar koleksionin e tij NFT.