Arta Nitaj ishte nje nga konkurrentet pjesmarrese me te perfolura dhe me te komentuara te programit te kercimit “Dance Albania”.
Modelja gezonte pelqim te madh nga publiku, mirepo juria nderpreu rrugetimin e saj ne naten e peste te spektaklit.
Arta ka folur per here te pare pas eleminimit ne nje interviste per “Prive”, ku ka treguar se cfare e zhgenjeu persa i perket vendimit te jurise.
“Unë nuk jam zhgënjyer për votat e jurisë që mora natën e 5-të, se ndoshta nuk ka qenë performanca ime më e mirë. Por, mund të them se ndoshta edhe nuk kam pasur fat, se ne jemi mësuar me ia lënë fatit keq. Se ka pasur aty që katër javë përpara, konkurrentë që nuk janë paraqitur mirë, dy hapa nuk kanë ditur me i bërë në skenë, por iu është dhënë një mundësi për javën tjetër. Mua nuk më është dhënë asnjë shanc i dytë. E ky ka qenë zhgënjimi im nga emisioni. Nuk jam dëshpëruar as nga juria as nga produksioni. Nuk ka pasur mundësi me folur as me produksionin as me askënd për largimin tim”
Nga ana tjeter, edhe pse u eleminua Arta gezon nje respekt te madh per moderatoren Alketa Vejsiu dhe producenten e programit Vera Grabocka.
“Sa i përket Verës dhe Alketës unë gëzoj një respekt shumë të madh. Punë që ato e bëjnë është shumë ndryshe nga ajo që unë kam parë në televizionet e tjera. Mund të them se Vera për “Klan-in” është si Mbretëresha për Anglinë. Është grua e fuqishme që nuk lodhet kurrë. Edhe ti kur lodhesh dhe do të thuash jo të kujtohet Vera që nuk ndalet duke punuar. Vjen dhe rrinë gjithë ditën duke u marrë me ne. Të lënë shije të mirë për t’i parë duke punuar kaq shumë. Për sa i përket presionit nuk ka pasur presion, por edhe për sa i përket pritshmërive si emision nuk është gjithmonë si ti mendon, gjithmonë del diçka më ndryshe”