Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP” Olta, Kiara, Qetsori dhe Kristi kanë konsumuar me njëri tjetrin “darkën e të nominuarve” veçmas nga pjesa tjetër e banorëve.
Ata kanë diskutuar për çështje të ndryshme si dhe kanë bërë disa deklarata përballë njëri tjetrit.
Olta ishte ajo që papritmas ja tha në sy Kiarës ato çka mendonte për lidhjen e saj me Luizin, e sipas saj, moderatorja e ka bërë gjithçka për lojë.
“Aman o kiara se edhe ti Luizin për lojë e përdore po hë, nuk më duket se e do aq shumë. Më vjen keq të ta them seriozisht, ta them kështu me të qeshur. Po ndenje më shumë këtu do dekompozohesh, kështu që ik Kiara më mirë se nuk e përballon dot gjithë këtë shtirje që po bën këtu. Je shumë e shtirur vërtet! Po kur bën sikur vdes për Luizin? Aman kur bën sikur vdes për Luizin, që vetëm e përdor vetëm për lojë. Jeni përshtatur mirë me njëri-tjetrin, por nuk keni gjë të përbashkët. Si ka mundësi që i del vetëm kundër? Ke filluar t’i vëhesh fuqishëm kundër.”
Ndërkohë nga ana tjetër, Kiara ia ktheu shkurt duke iu përgjigjur “është mendimi yt” e më pas i ka kërkuar aktores të ndërrojnë temë.