U bë “fajtore” që policia arrestoi bashkëshortin e saj, reagon për herë të parë Angela Martini

Pas arrestimit të bujshëm në ishullin grek Mykonos dhe lajmit që pushtoi mediat ditën e hënë, biznesmeni rumun, bashkëshorti i Angela Martinit është i lirë nga autoritetet greke pasi është verifikuar që çështja e tij është mbyllur në Itali. 

Mediat shkruajtën se “fajtore” që policia i ra në gjurmë biznesmenit ishte një pamje e publikuar nga Angela në rrjete sociale ku Dragos shihej nga larg por ishte i vendosur lokacioni.

Pas kësaj, Angela mori vendim që t’i largonte të gjitha postimet, ndërsa tani ajo ka reaguar përmes një fotografie të publikuar ku shkruan “Besa” dhe u bën të ditur ndjekësve që të kërkojnë në ‘google” se çfarë do të thotë.

Ajo me këtë shkrim ka lënë të kuptohet se ajo po i qëndron besnike bashkëshortit të saj në mes të problemeve ligjore me të cilat po përballet.