Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Ibrahim Dresevic, do të bëhet baba për herë të parë.
Lajmin e ka bërë të ditur vet futbollisti përmes rrjeteve sociale duke zbuluar mënyrën e veçantë të zbulimit të gjinisë së foshnjës.
Ai e ka zbuluar këtë në stadiumin Abe Lenstra në Holandë.
I njëjti shfaqet përkrah partneres për të pritur rezultatin derisa qëlloi topin disa herë derisa u shfaq gjithçka në rozë.
Me këtë ka lënë të nënkuptohet se është në pritje të një vajze, e cila do të vijë në jetë së shpejti.
“Mezi po pres të të shoh”, ka qenë përshkrimi që ka lënë futbollisti.
View this post on Instagram