Kleviol Ahmeti u arrestua në aeroportin e Rinasit disa ditë më parë pas një kallëzimi të bërë nga reperi Noizy për përndjekje dhe kërcënime.
Lidhur me këtë ngjarje, Noizy bëri një reagim të gjatë në rrjetet sociale, ku ndër të tjera u shfaq i penduar për padinë e ngritur, duke shtuar se do të jetë hera e fundit që do e tolerojë Klevion.
Ndërsa Gjykata e Durrësit ka marrë tashmë një vendim sa i përket Kleviol Ahmetit që u arrestua më 16 prill.
Pas tërheqjes së kallëzimit nga Noizy, Kleviolit i është caktuar arrest shtëpie.