Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

U arratis nga Afganistani, artistja e njohur publikon pamjet nga aeroplani dhe tregon si ndihet

LokimagazineLokimagazine1 September, 2023

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur afgane, Aryana Sayeed është një nga mijëra personat që u arritisën nga vendi pasi talebanët morën pushtetin. Ajo u largua para pak ditësh me avionin e Forcave Ajrore të SHBA-ve.

Krahas fotos, ku shfaqej pa make up dhe me maskë, ajo njoftoi të gjithë ndjekësit për vendimin e saj.

“I uroj afganëve jetë pa frikën e kamikazëve dhe shpërthimeve”, ka shkruar artistja në një postim në rrjetet sociale.

Këngëtarja shkoi në Stamboll, ku pritet ta kalojë pjesën tjetër të jetës. Së fundmi Aryana ndau në Instagram një video teksa flinte në avion.

“Jam mirë dhe gjallë dhe jam duke pritur për fluturimin tim përfundimtar për në Stamboll,” shkroi 36-vjeçarja, duke njoftuar fansat e saj.

View this post on Instagram

A post shared by 𝝠𝗥𝗬𝝠𝗡𝝠 𝗦𝝠𝗬𝗘𝗘𝗗 👑 آریانا سعید (@aryanasayeedofficial)

Aryana Sayed është shumë e famshme në Afganistan, ku drejtonte edhe spektaklin e njohur muzikor “The Voice”.

Marrja e pushtetit në Afganistan nga talebanët ka shkaktuar tmerr tek popullsia e sidomos tek gratë që pritet t’ju mohohet çdo e drejtë ashtu siç ka ndodhur dikur. Ndaj të gjithë po bëjnë çfarë është e mundur që të shpëtojnë.

Në këto përpjekje për të mbrojtur të drejtat e grave, një burrë është fotografuar teksa mbulon me bojë posterat e modeleve të vendosura në një sallon bukurie në qendër të Kabulit.

Ndoshta po pyesni veten, po Beatrix Ramosaj çfarë pune ka këtu? Para disa kohësh këngëtarja ka realizuar një set fotografik në Stamboll për një kompani turke dhe imazhi i saj ishte vendosur në këtë qendër salloni në Kabul. Vetë Trixa e ka publikuar këtë gjë në Instastory-in e saj dhe ka zgjedhur të mos japë asnjë koment dhe vetëm ta shoqërojë me dy emoji që shprehin një fytyrë të keqardhur.

Burimi: / Lajmeflash24

Related Posts

Kim Kardashian gjobitet nga policia e Los Angelesit, u kap në makinë me…

16 November, 2024

Zbulimi i laboratorit të sofistikuar të kokainës, ja kush janë të arrestuarit (EMRAT)

16 November, 2024

Albërije Hadërgjonaj zbulon detaje nga dasma e Lori Hoxhës: “S’kisha parë ndonjëherë diçka të tillë”

15 November, 2024

“E shpifur”- Kiara tregon ushqimet që Luna i urren me këtë video

15 November, 2024

Category

  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Sport

Company

  • Advertising
  • Contact Info
  • DNSP Information
  • About Us
  • Social Media

Services

  • Customer Support
  • Work With Us
Don't miss

Ajka feston ditëlindjen – Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj marrin gjithë vëmendjen

Aksident tragjik me makinë, humb jetën bashkëshorti i blogeres së njohur shqiptare: ‘Pusho në paqe zemra ime’

Rrjeti po zien/ Çfarë po ndodh mes Bora Zemanit dhe Donald Veshajt? (Foto)

© 2024 Lokimagazine.com | Vendi juaj perfekt për të gjetur lajmin që po kërkoni!
  • Privacy Policy
  • Terms & Conditions
  • Disclaimer

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.