Arbenita Ismajli është një nga modelet më të dashura dhe të komentuara në rrjet.
Para disa kohësh në mediat rozë kanë qarkulluar disa lajme se modelja e njohur ka bërë një ndërhyrje plastike të hundës në një klinik ruse.
Asokohe modelja ka reaguar duke i hedhur poshtë të gjitha akuzat lidhur me këtë çështje, ndërsa së fundmi kjo temë është rihapur sërish.
Një ndjekës ka pyetur Arbenitën në mesazh privat se ku e ka realizuar rinoplastikën, ndërsa modelja nuk e ka kursyer përgjigjen epike.
“Do të ta thoja me shumë dëshirë, por për fat të keq me të do të takohesh vetëm kur të vdesësh”, shkruan modelja, duke lënë të nënkuptohet se ashtu e ka bërë Zoti.