U aksidentua nje dite me pare, bashkeshortja e Gaz Pajes flet per gjendjen e tij shendetesore! (VIDEO)

Ira Seferi, bashkëshortja e aktorit të njohur të humorit Gazment Paja ka treguar për Vip Magazine gjendjen e tij shëndetësore.
Ira thotë se Gazi ka marrë dëmtime të lehta. “Gazi ka dëmtime jo serioze dhe do bëhet mirë shumë shpejt” shprehet Ira.

Gaz Paja u aksidentua një ditë më parë, teksa po udhëtonte me motor në rrugën e Kavajës, në momentin kur u përplas me një automjet.

Ai pësoi dëmtime dhe u dërgua në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore nga shërbimet e ambulancës që mbërritën në vendin e ngjarjes.