Para pak ditesh, Bashkia e Korces lajmeroi se ne festen e birres te ketij viti, qe do te mbahet nga data 18 deri 22 gusht, do te jete i ftuar special kengetari Goran Bregovic, nje nga artistet serb, frymezues i ushtrise vrastare serbe gjate luftes ne Kosove.
Ky lajm nuk eshte pritur aspak mire nga shqiptare te Kosoves dhe Shqiperise, duke perfshire ketu edhe artistet si Besa Kokëdhima, Vesa Luma, Fatma Haxhiasllani, Eva Murati, Noizy etj.
Shume personazhe po kerkojne anulimin e kesaj ftese, duke perfshire ketu edhe Sindi Locin.
Ajo eshte shprehur se eshte nje turp te shkelet gjaku shqiptar dhe se eshte nje gjest i shemtuar te harrosh nje histori, nje Genocid qe u solli aq shume dem shqipeve te Kosoves.
“Ok… Dua vertet te reagoj per kete xhest kaq te shemtuar qe mesa duket na qenka ky tipi i ftuar special! Si mund te harroni nje histori?! Si mund te harroni nje Genocid qe populli serb i ka bere shqipeve te Kosoves?! Per ata qe thone qe eshte histori, po do ishte histori nese Fest populli serb pranon pavaresine e Kosoves dhe kerkon falje per Genocidin KAFSHEROR qe i kane bere popullit shqiptar! Turp tju vije qe shkelni gjakun tuaj! Turp tju vije qe kurre nuk u bem nje per ti then mjaft ketyre absurditeteve!!!! Me neveriteni!
Kosovo I love you” – u shpreh Sindi
Mesa duket, artistet dhe jo vetem po reagojne cdo dite e me shume pas ketij lajmerimi dhe nuk dihet akoma se si do te jete perfundimi i kesaj revolte.