Diten e djeshme neper disa portale qarkulloi nje foto e Sindit pa make-up, duke e krahasuar keshtu me nje foto profesionale te sajen ku dhe kishte bere make-up.
Fillimisht, kete foto e postoi faqja e madhe “JOQ” dhe me pas u perdor nga portalet per te bere lajm. Kjo gje nuk i ka pelqyer aspak Sindit ku reagoi me nje postim ne InstaStory duke thene se krahasimi ishte bere mes nje fotoje ku drita ishte e tmerrshme, me nje foto tjeter te bere profesionalisht.
Gjithashtu, ajo shtoi se ka qene e vetmja konkurente e cila ka dale ne takime pa u lyer fare dhe se bukuria e saj eshte e thjeshte e pa nderhyrje estetike. Pra, ajo e pelqen veten ashtu sic eshte.
Pervec Sindit, ajo qe ka reaguar ka qene edhe motra e saj duke gjetur dy foto shume te ndryshme te ikones se bukurise femerore, Marilyn Monroe, ne nje menyre per te treguar se edhe ikonat e bukurise pavaresisht se duken bukur edhe pa makeup perseri nese nje foto nuk ka cilesi dhe profesionalizem, atehere sigurisht qe nuk do duken bukur dhe do shahen nga portalet, vetem per te bere lajme.
Ajo gjithashtu ka bere dy postime te tjera dedikuar drejperdrejt “JOQ” duke u shprehur se duhet tu vije turp qe hodhen balte mbi figuren e nje vajze te thjeshte shqiptare dhe se nuk jane aspak ndryshe nga kazanet qe promovojne antivlera.