Nuk kishte reaguar në asnjë situatë të ndodhur këtë sezon të “Big Brother VIP”, deri më sot.
Bora Zemani i është përgjigjur pak minuta më parë deklaratës së Luiz Ejllit i cili mbrëmjen e djeshme u shpreh për Efi Dhedhes se shoqëria dhe familja nuk duhet ta mbajnë afër pasi ka qenë pjesë e programit të “Përputhen”.
Kështu, në një postim të gjatë në Instagram, Bora është shprehur ndër të tjera se kjo është mënyra e vetme që Luizi mund të sulmojë Efin.
“Me vjen keq qe akoma edhe sot ne kete Shqiperine tone te vogel me probleme te medha, shoh qe diskutohet me dy standarte edhe per gjera fare normale. Efit i permendet si TURP eksperienca e saj ne PP, si e vetmja “arme” per ta sulmuar kur nga ana tjeter edhe Kristi eshte bere i njohur per publikun po prap nga nje program dashurie dhe nuk e sulmojne me kete, sepse Kristi ka te drejte te zgjedhi mes 30 vajzave dhe familjes se tij nuk duhet tu vij turp, ndersa per Efin po, eshte turp!
Programe si Big Brother apo Perputhen jane te veshtira si per konkurentet edhe per ata qe i prodhojne, por cfare i perket secilit eshte shume e qarte. Produksionet kane per detyre te sjellin ne vemendje situata (te krijuara nga vete konkurentet) sa me te larmishme dhe interesante per te mbajtur publikun mberthyer pas ekranit por sesi i menaxhojne keto situata konkurentet, percakton dhe rrugetimin e tyre apo impaktin qe lene ne publik.
Ka personazhe qe zgjedhin lidhje romantike ne Big Brother ne kuader te lojes ose jo, ashtu sic ka personazhe ne Perputhen qe tregojne shume me teper dhe japin mesazhe me te forta sesa vetem ndjenjat ne Perputhen, ne kuader te lojes ose jo.
Pra nuk mund te themi qe eshte turp te njohesh dike ne Perputhen dhe nuk eshte turp te lidhesh ne Big Brother. Ne fakt nuk eshte turp asnjera madje eshte gjeja me e bukur kur kjo eshte e verteta sepse kam bindje te plote qe publiku e perqafon shume fort te verteten, gjithmone“, përfundoi Bora.