Për disa njerëz, të thonë mendimin e tyre publikisht, “sado i hidhur” është më lehtë sesa të pranojnë një dënim.
Moderatori Flavio Qarri përshembull, i ftuar në “E Diell”, në rubrikën “Dielli dhe Hëna” u bë pjesë e lojës së përjavshme.
Qarri duhet t’i përgjigjej një pyetjeje ~pikante~ ose në të kundërt do të pranonte dënimin. I pyetur se kush nga personazhet e njohur shqiptar është “arrogant/arrogante” dhe “delirant/delirante”, gazetari s’u mendua gjatë dhe dha menjëherë dha dy emra duke cilësuar Tunën si “arrogante” dhe Bleona Qerretin “si delirante”.
Pse i quajti të tilla? Zero argumente, zero shpjegime.