Këngëtari i njohur nga Haiti, Mikaben ka ndërruar jetë papritur teksa ka qenë duke performuar në një koncert.
Artisti 41-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Michael Benjamin, pësoi një sulm në zemër gjatë një shfaqje të shtunën, duke tronditur fansat që e panë të rrëzohej teksa po dilte nga skena.
Ai ishte në Accor Arena me kapacitet 20,000 persona në Parisin lindor si mysafir i grupit Haitian Carimi.
Videot në rrjetet sociale e tregojnë atë duke performuar, më pas papritur duke u kthyer dhe duke bërë rrugën drejt fundit të skenës. Ai u rrëzua sy të spektatorëve, muzika u ndal dhe u thirrën mjekët, por që fatkeqësisht ishte shumë vonë.
Gruaja e tij Vanessa, e cila është shtatzënë, postoi një mesazh duke falënderuar njerëzit për lutjet, por duke kërkuar privatësi.