[ad_1]
Ditën e Dielë bitcoin u ngjit në 39 mijë dollarë për herë të parë që prej muajit Qershor. Në këto momente që shkruajmë bitcoin këmbehet me 38,089 dollarë, një rritje me 11% vetëm në 24 orët e fundit.
Ky nivel u arrit vetëm më 16 Qershor kur bitcoin këmbehej me 39,554 dollarë. Rritja e kriptomonedhës më popullore në botë ndihmoi edhe monedhat tjera si ether me 5.9% në 2,299 dollarë.
Mbarë sektori i kriptomonedhave u rrit me 114 miliardë dollarë në 24 orët e fundit. Rritja vjen pas një shitjeje masive që dërgoi bitcoin nën 30 mijë dollarë dhe nxitur frikën se mund të bjerë akoma më poshtë.
Pak ditë më parë CEO i Tesla tha se kompania e tij mund të rifillojë pagesat në bitcoin në momentin që kriptomonedha të reduktojë mbështetjen në energji gjeneruar nga hidrokarbure. /PCWorld Albanian
[ad_2]