Një krim tragjik brenda një familje shqiptare ka ndodhur në New York.
Mësohet se Florind Belliu, 35-vjeç një aktor shqiptar ka hedhur nga ballkoni i apartamentit ku jetonin prej disa vitesh në New York, bashkëshorten e tij Ornelën, rreth 30 vjeçe. Pasi ka kryer aktin e rëndë i riu është hedhur edhe vetë duke shënuar një tragjedi me dy të vdekur për familjen shqiptare.
Mësohet se Ornela, sot do të festonte ditëlindjen e saj, por festa e ditëlindjes është kthyer në tragjedi për familjen Belliu. Çifti ishin prindër të dy fëmijëve të mitur 6 dhe 2 -vjeç.
Familja Belliu jetonte prej vitesh në New York, por nuk kishin mundur të pajiseshin me dokumente të rregullta. Po ashtu mësohet se çifti ka pasur vazhdimisht konflikte mes tyre.
Sipas “New York Post”, ngjarja ka nodhur një ditë më parë, rreth orës 09:15, kur trupat e dy të rinjve u gjetën të vdekur nga polica vendase.
Përmes kërkimeve në internet rezulton se në New York ai ka punuar në një agjenci të shitjes së pasurive të patundshme.
Burri “mund të ketë pasur një problem të shëndetit mendor” që nxiti incidentin, tha një burim policor për The Post.
“Dëgjova disa zhurma, pastaj pashë jashtë dhe vura re dy trupa,” tha një banor i habitur i ndërtesës Cruger Avenue, i cili nuk pranoi të jepte emrin e tij. “Mund të thuash se kanë vdekur. Unë u trondita. Kishte shumë gjak.”
Një prej fqinjëve shprehet se çiftin e ka parë gjithmonë bashkë dhe nuk kishte vënë asnjëherë re diçka që nuk shkonte. Por, shprehet se shpesh aktorin e shihte të zemëruar, ndërsa bashkëshortja e tij ishte e qetë.
“Mendova se mbase po ziheshin lart dhe ndoshta djali që po pastronte plehrat thirri policinë, pas pesë minutash erdhi policia”, tha Perkaj, duke shtuar se çifti ishte “shqiptar si ne. I kam parë gjithmonë duke blerë gjëra për shtëpinë, si çdo ditë së bashku, me dy fëmijë së bashku, nuk e kuptuam se kishte diçka që nuk shkonte.”
“Sot kishte ditëlindjen, më tha nëna e tij. Ai sapo foli me mamanë e tij në mëngjes”, tha Perkaj, duke shtuar se ishte ankuar se nuk mund të hapte dritaret e banesës së tij.
Një punonjës ndërtimi, Harold Johnson tha se është takuar me çiftin rreth orës 22:30 të së premtes dhe e pyeti nëse gjithçka ishte në rregull. Johnson tregon se përpara se çifti të transferohej në pallat, aktori kishte kërkuar që të hiqte kangjellat e dritareve, por Johnson i kishte thënë se nuk mund ta bënte pasi kishte fëmijë të vegjël.
“Unë pashë që sytë e tij ishin vërtet të zmadhuar, sikur ishte i zemëruar, dhe nuk më është përgjigjur, ai vetëm tërhoqi gruan e tij dhe vazhdoi. Dhe kjo ishte ajo, “tha Johnson.