Një ndër çiftet më të dashur për publikun vitet e fundit ka qenë ajo mes futbollistit Gerard Pique dhe këngëtares Shakira.
Mirëpo, sipas kësaj të fundit, një tradhëti e Pique-së ndaj saj u bë shkak që dyshja ti japi fund lidhjes 12-vjeçare.
Vajza me të cilën dyshohet ta ketë tradhtuar është Clara Chia Martin, një 22 vjeçare që punon në kompaninë e Gerard Pique.
Dyshimet u ‘konfirmuan’ kur Pique dhe Clara u shfaqën për herë të parë në publik krah njëri tjetrit.
Por, si duket tradhëtitë e futbollistit nuk mbarojnë me kaq.
Së fundmi kanë dalë në dritë shumë tradhti të tjera të Gerard Pique-s ndaj Shakirës.
Paparaci sapnjoll Jordi Martin tashmë nuk është një emër i padëgjuar, pasi shpesh herë ka ndarë detaje të reja rreth ndarjes së futbollistit me këngëtaren.
Duket se gazetari i është vënë pas Pique-s dhe e ka ndarë mendjen të zbulojë për publikun të gjitha “prapësirat” e tij ndër vite.
Së fundmi Jordi Martin, ka deklaruar se mbrojtësi i Barcelonës e kishte tradhtuar këngëtaren në vitin 2012 me modelen izraelite Bar Refaeli.
“Pas një kohe të gjatë, ata më në fund kanë qenë në gjendje të konfirmojnë atë që dikur ishte një sekret i hapur.
Pabesia e supozuar e Pique me Shakirën dhe Bar Refaelin në vitin 2012.
Disa ditë më parë fola me një mik të ngushtë të Bar Refaelit, i cili ka qenë mik i imi për shumë vite dhe munda të konfirmoj se kjo ishte arsyeja e vizitave të shumta të top-modeles në Barcelonë.
Këtë informacion ia kalova Shakirës përmes të besuarit të saj, i cili u habit,”-u shpreh Jordi.
Saga e tradhtive të Pique-s duket se nuk mbaron me kaq. Mesa duket, gjatë këtyre 12 viteve, nuk ka qenë vetëm Clara ajo me të cilën Pique e ka tradhtuar, autoren e hitit “Te Felicito”.
Një nga tradhtitë e para të futbollistit, sipas gazetarit spanjoll, ka qenë me Nuria Tomas.
“Sot është e martuar, sapo është bërë nënë, në kohën kur ishte beqare”, ka shpjeguar ai.
“Ai takim është bërë në banesën e Nurias, ka qenë në kampin e Kombëtares spanjolle, Pique ka shkuar në banesën e Nurias me një taksi, janë takuar për dy orë dhe është kthyer me kombëtaren.”