Pas gjithë bujës në rrjet, kunati i Luizit, Sokol Tahiri ka konfirmuar zërat se “Top Channel” është përpjekur ti marrë llogarinë e Instagramit këngëtarit.
Nëpërmjet një postimi në InstaStory pak më parë, Sokoli është shprehur ndër të tjera se janë kontaktuar nga produksioni dhe janë vënë në dijeni se të drejtat në lidhje me emrin dhe administrimin i kanë kaluar “Top Channel.
“Të nderuar fansa të Luizit. Duke ju përgjigjur interesimit të madh nga ana Juaj po ju informoj se nga faqja zyrtare e Luizit që menaxhohej nga shoqja dhe motra e tij, janë bllokuar fotografitë dhe informacionet e tjera që kanë të bëjnë me veprimtarinë e Luizit në Big Brother, pasi në një komunikim me produksionin e këtij show na është njoftuar që të drejtat në lidhje me emrin dhe administrimin i kanë kaluar Top Channel.
Në çfarë forme dhe akti juridik është kryer kjo, mua nuk më është komunikuar ndonjë dokument. Megjithatë në gjithë këtë histori e rëndësishme është që ne të mbështesim Luizin dhe të shijojmë lojën e tij.
Pastaj kur të përfundojë loja do të sqarohen roli dhe qëllimi i secilës palë.
Edhe një herë Ju falenderoj për interesimin dhe mbështetjen që keni dhënë për Luizin”, shkruhet në postimin e plotë të kunatit të Luizit.