Pas nje pritje te gjate, mbremjen e djeshme startoi “Dancing with the Stars” dhe hyrjen e ka bërë më magjike performanca e moderatores Bora Zemani.
Teksa mori një vëmendje të madhe veshja e saj, nuk u la pas dhe koreografia që ishte përgatitur.
Bora arriti që të kërcejë mjaft mirë, duke patur parasysh edhe faktin që ajo është marrë me balet shumë vite më parë.
Mirepo, performanca e moderatores na ngjasoi pak me ate te Luana Vjollces pak vite me pare në “Shiko Kush Luan”, shkruan lokimagazine.com
Veshja, look-u, disa nga lëvizjet koreografike ishin shumë të ngjashme me atë të Luanës, madje edhe ondet. Vetëm me një ndryshim të vogël që Bora është brune dhe Luana është bionde.
Kujtojme se “Top-Channel” gjithashtu ndryshoi emrin e faqjes se Instagramit “Shiko Kush Luan” qe i perkiste pikerisht Luana Vjollces ne “Dancing With The Stars”.
Detaje te vogla por me rendesi te madhe, te cilat te lene te kuptosh se ndarja mes tyre nuk ka qene dhe aq miqesore.
/lokimagazine.com