Tolgahan Sayışman ka folur për mënyrën se si Almeda e përjetoi tërmetin e fuqishëm që goditi Turqinë më 6 shkurt.
Ai ishte në Bebek të Turqisë, ku tregoi se gjendja e saj psikologjike është rënduar prej goditjeve të forta.
Tërmeti që la pasoja të pa rikuperueshme , duket se ka prekur edhe familjen Sayışman. Almeda Abazi, bashkëshortja e aktorit të famshëm turk nuk e ka përballuar mirë tërmetin.
Tolgahan u shpreh se gjendja psikologjike e Almedës është rënduar dhe tha se javën e parë të Ramazanit do të shkojë në zonat e prekura.
“Edhe nëse shpëtoj familjen time, veten time, mendja ime do të jetë tek njerëzit që dua. Që nga tërmeti, gjendja psikologjike e gruas sime Almeda është përkeqësuar. Ajo dëshiron që unë të jem gjithmonë afër saj”, tha Tolgahan.