Tjetër lojë brenda shtëpisë së “BBV”, Einxhel dhe Sabiani bashkojnë forcat

Brenda shtëpisë së “Big Brother Vip” vazhdojnë të planifikohen të tjera lojëra, teksa këtë herë janë Sabiani dhe Einxheli ata që kanë menduar të vënë në provë banorët e tjerë

Ata kanë menduar të fshehin sende të ndryshme të banorëve, teksa dëgjohen duke diskutuar me njëri-tjetrin për vendet e mundshme ku t’i fshehin.

Pjesë nga biseda:

Enixhel: Unë rri deri vonë, se ti fle më herët…

Sabiani: Po nuk ka rëndësi, do të pres unë ty

Einxhel: Duhet t’ia marrim para se të flenë gjërat e gatimit, po ku t’ fusim?

Sabiani: Po çohem unë..

Einxhel: Po jo, çohet Klejdi i pari

Sabiani: Po unë do fus edhe ato rrobat e mia

Einxhel: Kush do i fusië? Po kam frikë se kontrollojnë valixhet prapë se janë mësuar tani që kontrollojnë në valixhe.

Sabiani: Ça ka aty për mëngjes?

Einxhel: Po ti fusim mbrapa këtyre birrave

Sabiani: Jo do t’i kuptojnë.

Ndërsa vazhdonin bisedën, Sabiani ka propozuar që sendet t’i nxjerrin në oborr. Ndërkohë, loja e tyre ka vijuar dhe ata kanë filluar që t’i lëvizin sendet dhe disa prej tyre i kanë nxjerrë në oborr, ndërsa pritet si do të reagojnë banorët e tjerë ndaj kësaj loje. Kujtojmë që më parë, kanë qenë Monika dhe Fifi ato që i kanë vendosur dy herë në lojë banorët.