Thuajse dy jave na ndajne nga startimi i emisionit te shumepritur “Big Brother VIP”, dhe identitetet e konkurrenteve dita dites po fillojne te zbulohen.
Deri me tani ju kemi njoftuar per 2 konkurrente qe do jene pjese e Big Brother VIP, Sheila Haxhiraj dhe Alberie Hadergjonaj.
Sipas gazetes “Panorama”, pjese e ketij programi do jete dhe moderatori dhe humoristi famshem, Romeo Veshaj.
Por sot, nje tjeter konkurrente eshte zbuluar se do marri pjese ne “BB-V”. Bëhet fjalë për një figurë të njohur të artit shqiptar, aktoren Ema Andrea.
Ajo do t’i bashkohet këtë vit “Big Brother VIP” dhe do të ndajë shtëpinë me personazhe të tjerë të njohur të showbiz-it.
Së fundmi, gazetari, Eraldo Rexho, pjesë e ekipit realizues të formatit të shumëpritur ka dhënë disa detaje të reja për kanalin T7 në Kosovë.
“Big Brother Vip do të fillojë në Tetor dhe ndryshe nga çdo sezon tjetër do të jepet dy herë në javë. Ditët ekzakte besoj se do të lançohen përmes spoteve publicitare në Top Channel.
Do të jetë një kast shumë mirë artistësh dhe pjesmarrësish VIP…Do të kemi besoj përfaqësues të Kosovës, pra do ketë shumë arsye për tu ndjekur Big Brother. E gjithë skuadra po punon për një edicion fantastik.
Shtëpia është spektakolare, te gjithë do ta pëlqejnë shumë.”,- u shpreh Eraldo.
Sigurisht nuk tha asnjë emër dhe ende mbesim me pikëpyetjet tona.