Tjeter kenge nga Mevlani! Na gezoi te gjitheve ne momentin kur na tregon se kujt do ja dedikoje

Si cdo lidhje tjeter, ashtu dhe ajo e Mevlanit dhe Ledjanes dashur apo pa dashur ne do shkonte nje moment drejt fundit! Rrethanat dhe shume gjera te tjera ishin kunder tyre.

Duke ditur qe ne dashuri nuk i “shkoi” dhe aq mire, Mevlani ka vendosur ti “futet me koke” muzikes dhe se shprejti priten shume projekte prej tij. Diten e sotme ne “Shqiperia Live” ai foli per te ardhmen e tij dhe se kengen e rradhes qe ai ka per te krijuar, do ja dedikoje pikerisht personit te tij me te dashur, pra nënës.

“Me thene te drejten i kam dy projekte, por qe jam ne dileme sepse e kam pasur me kohe kete deshire qe ti dedikoj nje kenge nënës dhe do vije shume shpejt si kenge” – u shpreh ai.

Një tjeter pyetje qe ju drejtua atij ishte:

“Duke ditur qe ti ja ke dedikuar nje kenge Ledjanes, dhe sigurisht qe ne koncertet e rradhes do jesh i detyruar ta kendosh ate kenge, a nuk do te ndjesh dicka per ate?”

Ai u shpreh se:

“Nuk besoj se do jete fundi i botes”