Gjërat nuk shkuan edhe aq mirë në “The Voice Australia” të hënën në mbrëmje. Një Rita Ora e ”acaruar” u përball me Keith Urban pasi ajo u bllokua nga rekrutimi i konkurrentes, Chantel Cofie, në ekipin e saj.
Secili trajner ka dy ‘blloqe’ që mund t’i përdorin fshehurazi gjatë audicioneve këtë vit, që do të thotë se ata janë në gjendje të bllokojnë një trajner tjetër që të mos ketë këngëtaren që ata duan.
Chantel, 23 vjeçe, u bëri përshtypje të katër trajnerëve teksa këndoi këngën e saj origjinale të vitit 2020, e frymëzuar nga vdekja e George Floyd dhe për padrejtësitë që njerëzit me ngjyrë përballen çdo ditë. Audicioni i Chantel ishte një nga më të mirët që panë gjyqtarët.
Sidoqoftë, ndërsa trajnerët filluan të thërrasin që artistja të bashkohej me ekipet e tyre, këngëtarja e “Let Me Love You” u bllokua që të mos e merrte atë në ‘Ekipin Rita’, raporton telegrafi.
“Në bazë të fjalëve të Boy George të sezonit të kaluar, ti je i vdekur”, tha Rita duke u përpjekur të kuptonte se kush e bllokoi atë.
“Ua, janë fjalë të forta”, u përgjigj trajneri Guy Sebastian, para se të pyeste: “Kush e bëri bllokun?”.
‘Ishte ti apo jo?’ Rita pyeti Keith, i cili filloi të buzëqeshë.